City u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen e grupeve nga PSG, falë golave të shënuar nga Idrissa Guaye dhe Lionel Messi.
Megjithatë, Guardiola ka përgëzuar ekipin e tij për paraqitjen, duke thënë se ishte e pamundur të ndalet një ekip si PSG dhe një lojtar si Messi.
“Ai nuk ishte shumë në kontakt me topin – natyrisht ai po kthehej nga lëndimi, i duhej pak ritëm, por ne e dimë mjaft mirë kur ai mund të vrapojë dhe t’i afrohet topit, ai është i pandalshëm”.
“Ajo që ne kemi bërë është të minimizojmë, sa më shumë që të jetë e mundur, këto lloj opsionesh dhe të krijojmë shanset që ne mund të krijojmë dhe unë jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur”.
“Ne bëmë një lojë vërtet të mirë, por duhet të kishim shënuar gola dhe nuk e bëmë. Kjo është arsyeja pse ne humbëm”, përfundoi trajneri i Cityt.