Mesfushori afrikan po e refuzon vazhdimin e kontratës me Milanin, e ka mendjen tek klubet angleze. Atë e duan edhe klubet e La Ligas
Franck Kessie nuk e ka më mendjen tek Milani.
Mesfushori afrikan po mendon të largohet nga Kuqezinjtë.
Mediumi “90min” raporton se futbollisti luftarak po e refuzon vazhdimin e kontratës me “Rossoneri”.
Kjo pasi ish-futbollisti i Atalantas e preferon më shumë transferimin në Angli”.
Klubet e Premierligës janë të gatshme të bëjnë oferta marramendëse për 24 vjeçarin.
Gjithashtu, thuhet se interesim për futbollistin nga Bregu i Fildishtë kanë shfaqur edhe klubet nga Spanja.