Saturday, November 23, 2024
HomeSportFerguson zbulon ditën e vetme kur i mungoi puna e trajnerit që...

Ferguson zbulon ditën e vetme kur i mungoi puna e trajnerit që nga pensionimi

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson thotë se i mungoi puna e trajnerit vetëm një herë pas pensionimit dhe ishte momenti special i finales së Ligës së Kampionëve.

 

Skocezi ishte trajner i Man Unitedit deri në vitin 2013 dhe vetëm një vit më vonë shkoi për të shikuar finalen e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Nuk ishte ndeshje e Manchester Unitedit, që Ferguson vazhdon t’i ndjekë, por vetëm për të parë Cristiano Ronaldon ishte i pranishëm në takim.

“E mora gruan (Cathy) në finalen e Ligës së Kampionëve, ku Reali zhvilloi ndaj Atleticos në Lisbonë dhe kjo ishte hera e parë që i thashë vetës “Zot, më mungon kjo”.

“Shkova ta shoh Ronaldon pas ndeshjes, Carlo Ancelotti ishte trajner, djalë fantastik, që më pa në korridor dhe tha “Cristiano do të testohet prandaj hyni”.

“Lojtarët e tjerë erdhën të më zgjasin dorën dhe ishte moment i mirë. Kjo ndoshta ishte hera e vetmi që më mungonte një ndeshje e madhe ashtu”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Ronaldo është duke shkëlqyer te Man United, me të cilët synon trofe.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments