S`ka asgjë më të mirë se recetat e shkurtra dhe me pak përbërës. Zakonisht marrin më pak kohë, bëhen më shpejt, ka më shumë gjasa të gabosh dhe rezultati do t`i kënaqë të gjithë. Për këtë recetë ju duhen vetëm 4 elementë.
Përbërësit:
– 4 lugë pluhur kako
– 4 lugë miell misri
– 120 gram sheqer
– 800 ml qumësht
Në vazhdim:
– Përzieni bashkë përbërësit e thatë me 300 ml qumësht.
– Pjesën tjetër të qumështit (500 ml) vendoseni të nxehet në një tenxhere.
– Pasi qumështi është nxehur, hidhni përzierjen në qumështin e nxehtë dhe përzieni derisa masa të trashet.
– Hiqeni nga nxehtësia dhe ndajeni në tasa të vegjël.
– Mund ta dekoroni me copëza çokollate ose çfatë dëshironi!