Saturday, November 23, 2024
HomeSportPioli: Ndeshja ndaj Atleticos e rëndësishme, por nuk vendos asgjë

Pioli: Ndeshja ndaj Atleticos e rëndësishme, por nuk vendos asgjë

Skuadra italiane, Milan do të luajë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve këtë sezon kur ata do të përballen me kampionët e La Ligas, Atletico Madrid, të martën në “San Siro”.

Trajneri i “rosonerëve”, Stefano Pioli ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Atleticos, duke theksuar se kjo është një ndeshje e rëndësishme por jo themelore.

“Ata janë një ekip shumë i fortë, shumë solid, me një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj. Ne do të duhet të luajmë një lojë të nivelit shumë të lartë, duke mbetur gjithmonë të fokusuar”, theksoi Pioli kur u pyet rreth sfidës ndaj Atleticos.

Një ndeshje tashmë e rëndësishme për Milanin, por për Piolin nuk do të vendosë fatin e grupit. “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por jo themelore. Ne po bëjmë përvojat tona. Ne po përdorim rrugën tonë për të bërë diçka më të mirë. Ne jemi të rinj dhe kjo ju jep avantazhe: aty ku nuk arrijmë me përvojë, duhet të arrijmë me ide dhe entuziazmin, atë që do të na japin tifozët tanë.

“Ne duam të luajmë lojën, duhet të tregojmë se kemi mësuar nga Liverpooli”, është shprehur italiani.

“Ne duam të luajmë lojën tonë. Do të luajmë për të udhëhequr lojën, por ka kundërshtarë që mund t’ju detyrojnë të gjeni mënyra alternative. Ne do përballeni me një ekip të pjekur, me lojtarë të gatshëm për t’ju goditur në çdo moment.”

Tani, për Piolin, është koha për të ngritur nivelin: “Do të thotë të jesh konkurrues me ekipet më të forta në Evropë. Ne humbëm diçka në Liverpool, ku niveli ishte shumë i lartë. Tani ne kemi mundësinë të demonstrojmë se kemi mësuar diçka. Në Anfield kemi luajtur mirë për një kohë të gjatë, nesër do të duhet të jemi mirë për 90 minuta”, ka përfunduar tekniku italian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments