Pasi përfundoi meçi mes Okolie Prasovic dhe Lawrence Okolie i cili triumfoi ky i fundit, tani është koha për meçin e shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Ndeshja e cila do të zhvillohet pas pak në “Tottenham Stadium”, do të ketë vëmendjen tek Anthony Joshua nëse do ti mbrojë titujt e tij të WBA, IBF dhe WBO kundër Usyk në kategorinë e peshave të rënda, apo do të kemi një kampion të ri të këtyre peshave.
Kujtojmë që ukrainasi është ende i pamposhtur në duelet e tij deri më tani në karrierë, gjersa Joshua ka një humbje nga 24 meçet gjithsej.
Pas pak fillon dueli, dhe lajmi.net do të ju mbajë të informuar.