Britaniku Anthony Joshua do të luajë sonte meçin e ‘nxehtë’ ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.
Ky meç do të vlejë për tre tituj “WBA SUPERWORLD HEAVYWEIGHT CHAMPIONSHIP”, “IBF WORLD HEAVYWEIGHT CHAMPIONSHIP” dhe “WBO WORLD HEAVYWEIGHT CHAMPIONSHIP.
Kundërshtari i Joshuas, Usyk nuk ka humbur asnjë ndeshje në karrierën e tij, duke i fituar 18 ndeshje, 13 prej të cilave ishin me nokaut, gjersa Joshua ka 24 fitore (22 me nokaut) dhe një humbje.
Ndeshja zhvillohet në “Tottenham Stadium”, dhe pritet të filloj nga ora 23:15.