Saturday, November 23, 2024
HomeTjeraKulturaRAMË LAHAJ IA DEDIKON NËNËS SË TIJ KËNGËN “PËR MU PASKA KEN’...

RAMË LAHAJ IA DEDIKON NËNËS SË TIJ KËNGËN “PËR MU PASKA KEN’ KISMET”

Tenori Ramë Lahaj ka bërë të ditur se ia ka kushtuar këngën “Për mu paska ken’kismet” nënës së tij e cila ka vdekur këtë vit.

 

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo ishte kënga e preferuar e nënës së tij.

“Në ato netët e rralla të viteve të fundit, kur jemi ulë me pa televizor bashkë si dikur, kur u mbledhshim mas darke e sigurisht unë kryet n’prehnin tand, televizori e dha kangën “Për mu paska ken’kismet ” ja rrite zanin e me the “fort e du qet kangë””.

“E kisha majtë shënim me ta knu por dojsha me kon një datë e rëndësishme për ty e mue, për ne. U gëzova fort që ma ne fund i erdh reni kësaj vere me rastin e krijimit te festivalit, platformës së edukimit të gjeneratës se re, projekt ky që fort më gëzoj e ma shumë më idhnoi. Nanë nuk m’prite as mu, as kangën. Por unë ty kangën ta knova edhe natën e frymës tande të fundit, e kam me vazhdue me t’knu edhe atëherë kur të më shteron zani”.

“Se me zanin tand jam rritë, me zanin tand zgjohem edh sot e kësaj dite. Je zani i jetës e motivit, për të vazhduar para, za qe nuk shteron kurrë, nanë. Gabeli jot!”,ka shkruar Lahaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments