Bayerni ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0 në favor të tyre ndaj skuadrës së Greuther Fuerth.
Golat për ‘bavarezët’ gjatë kësaj pjese u shënuan nga Thomas Muller (10′), dhe Joshua Kimmich (31′) i cili realizoi një gol në formë pasimi të topit.
Me golin e sotëm, Muller tani bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Bayern, duke e tejkaluar Karl-Heinz Rummenigge me 218 gola të realizuara, për tu gjendur vetëm prapa Gerd Muller (563) dhe Robert Lewandowskit (305).