Trjaneri ka foluar pas startit të mirë në Serie A me Napolin.
Napoli mbrëmë arriti të mposht Sampdorian bindshëm 4-0 duke ruajtur pozitën e parë me bilanc të qind për qindtë.
Pas ndeshjes trajneri Luciano Spalletti ka thënë se ekipi i tij duhet të vazhdojë të punojë që në fund të arrijë kualifikimin në “Champions League”.
“Ishte një rezultat i mirë sot, por Sampdoria na krijoi probleme në pjesën e parë, por ne i kemi rezistuar presionit dhe më pas i kemi përfunduar mirë shanset tona”.
“Ospina bëri vërtet mirë në gol gjatë pjesës së parë, pasi Sampdoria na sulmoi që në fillim, por kjo la boshllëqe të mëdha prapa mbrojtjes së tyre, dhe në ato situata Osimhen është shkatërrues”.
“Kur loja nuk po shkon mirë, ju duhet të përpiqeni të merrni diçka nga individët dhe kjo është ajo që ne bëmë”.
Napoli është në krye të tabelës me një rekord të përsosur pas pesë raundeve të para dhe Spalletti pranon se pritjet e tyre po rriten.
“Ne jemi vetëm një ekip futbolli, ne gëzojmë dashurinë e jashtëzakonshme që ky qytet ka ndaj ngjyrave të klubit. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me qetësi, sepse mesatarja për një vend në Ligën e Kampionëve është 80-85 pikë, që do të thotë se na mungojnë akoma 72 pikë.
“Duke e parë atë nga ai këndvështrim, ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë ekipe të tjera mund të kthehen në të”, përfundoi Luciano Spalletti.