Sulmuesi duket do të vazhdojë kontratën me gjigantin italian.
Skuadra e Juventusit prej kohësh ka nisur bisedimet me Paulo Dybalan për rinovimin e kontratës.
Dybala ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2022, dhe thuhej se palët nuk janë duke rënë dakord për pagën e futbollistit.
Zëvendës-presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved përmes një deklarate ka konfirmuar se janë afër marrëveshjes me argjentinasin.
“Ne jemi duke negociuar në mënyrën e duhur, ndihemi të afërt, jemi optimistë për të nënshkruarë marrëveshjen e re”, tha Nedved.
Dybala llogaritet si futbollisti kyç në projektin e ri të ‘Bianconerëve’.