Saturday, November 23, 2024
HomeUncategorizedDrecun për situatën në veri: Zgjedhjet në Kosovë janë afër, Kurtit po...

Drecun për situatën në veri: Zgjedhjet në Kosovë janë afër, Kurtit po i duhen poena politik

Pa folur për situatën e fundit në veri, nuk e ka lënë as kryetari i të ashtuquajturit komitet për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

Ai në një intervistë televizive ka thënë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i duhen incidente në atë formë që të imponojë sipas tij masa reciprociteti.

Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë po afrojnë dhe Kurtit i duhen poena politik.

“Zgjedhjet politike lokale po afrohen, Kurtit i duhet një pikë e fortë politike që e mori me këtë veprim – që kinse ai tregoi qëndrueshmëri në lidhje me Beogradin, se është gati të realizojë atë që premtoi, se është gati të sjellë disa masa reciproke, edhe pse ne nuk e dimë se cilat janë masat “, tha ai.

Tjetër arsye e operacionit në veri, sipas asaj që thotë Drecun, është që të pamundësohet takimi i radhës mes palës serbe dhe asaj kosovare në kuadër të dialogut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments