Një mision i planifikuar të realizohej qysh para një viti, tashmë po jetësohet.
Pesë pejanë, kanë përfunduar sfidën e tyre të rrugëtimit me biçikletë, duke përshkruar disa shtete dhe tashmë kanë arritur deri në destinacionin e tyre final, Turqi.
Raif Gjikolli, Gramoz Halili, Agron Pajaziti, Endi Begolli e Vedat Gjakova, janë pesë anëtarët e këtij grupi të cilët për këtë aventurë të re kishin nisur përgatitjet qysh para tre muajsh.
Ani se planifikuar që më 2019, pandemia e koronavirusit shtyu këtë rrugëtim deri në 2021!
”E kemi quajt ‘’Shtegu i Miqësisë’’, që ta promovojmë qytetin e Pejës, shtetin e Kosovës”.
”Sfida do të zgjatë diku prej 10 deri në 12 ditë, varësisht prej kondicionit se si do të kalojmë rrugës”.
”Mesatarja është prej 80 deri 140 km”, kishte deklaruar për Klan Kosovën, drejtuesi i këtij grupi, Raif Gjikolli.
Për pjesëmarrësit e këtij rrugëtimi, kjo aventurë shihet si eksperiencë tejet e bukur me plot adrenalinë.
Kjo aventurë me biçikleta e pesë pejanëve, është një sfidë që përshkon rrugë 1100 kilometërshe.
Para 11 ditëve ata u nisën nga sheshi i Pejës, duke përshkuar rrugët e Maqedonisë Veriore, Greqisë dhe në fund arritën në Turqi te Memoriali i Dëshmorëve Çanakkale.
Arritjen e sportistëve pejanë e ka përshëndetur edhe kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri.
“Padyshim që Peja është vendi i sportistëve dhe kampionëve, krenarë me ju: Raif Gjikolli, Gramoz Halili, Agron Pajaziti, Endi Begolli dhe Vedat Gjakova!, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.