Qeveria në krye me Albin Kurtin ende nuk e ka prezantuar planin e saj Qeverisës. Për ta bërë këtë, njëjtë siç kishte vepruar edhe në herën e parë sa kishte qenë në krye të ekzekutivit, Kurti do të organizojë një punëtori ku edhe do të finalizohet programi i tyres.
Në një përgjigje për T7, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se secili anëtar i kabinetit është duke hartuar prioritetet sektoriale dhe politikat që i përgjigjen atyre prioriteteve.
Sipas Qeverisë, kjo punëtori do të mbahet këtë javë apo javën tjetër.
”Kabineti Qeveritar, secili anëtarë i tij, sipas përgjegjësive që kanë, është duke hartuar prioritet sektoriale dhe politikat që i përgjigjen atyre prioriteteve. Tanimë që u zgjodh edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, së shpejti, këtë javë apo javën tjetër, do të organizojmë një punëtori me kabinetin qeveritar, ngjashëm sikurse gjatë Qeverisë Kurti I, në të cilën do të finalizohet Programi Qeverisës dhe Plani i Veprimi”, ka thënë nga Qeveria.
Një takim i ngashëm ishte mbajtur më 29 shkurt të vitit 2020 në Prevallë.
Kurti në koalicionin me LDK-në kishte mbledhur ministrat në njërin nga restoranet e Prevallës ku edhe për disa orë kishin diskutuar për programin e atëhershëm qeverisës.
Takimi ishte mbajtur pa praninë e mediave.
Ditë më vonë, me datë 6 mars ky program ishte miratuar me shumicë votash në Qeveri.