Arbnor Morina do të jetë trajneri i ri i FC Ferizajt, klubit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.
Trajneri i mirënjohur kosovar ishte pjesë e Arbërisë edicionin e kaluar, duke mos arritur të mbijetonte në Superligë,
Morina do ta marr drejtimin e ekipit ferizajas prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.
Ndërkaq, ekipin në ndeshjen ndaj Vushtrrisë në fundjavë pritet ta drejtojë Sherif Topalli.