Maurizio Sarri ka komentuar të ardhmen e Vedat Muriqit.
Mbrëmë Lazioi pësoi humbje nga Galatasaray me rezultat 1-0.
Sulmuesi kosovar gjatë afatit kalimtar të verës është lidhur me një rikthim të mundshëm në Turqi te Fenerbahçe.
Pas ndeshjes në Europa Ligë foli trajneri i ekipit italian, Maurizio Sarri ku ndër të tjera komentoi edhe të ardhmen e Muriqit.
“Nuk kam njohuri nëse Fenerbahçe ka bërë ofertë për të, unë nuk jam drejtor sportiv. Ne duam që Muriqi të qëndrojë te Lazio, nuk duam që ai të largohet nga ekipi”, tha Maurizio Sarri.