Saturday, November 23, 2024
HomeShëndetësiSi ta përmirësoni lehtësisht sistemin imunitar

Si ta përmirësoni lehtësisht sistemin imunitar

Sistemi imunitar është mekanizmi mbrojtës i organizmit kundër sëmundjeve.

Disa lloje të dietave dhe mënyra e jetesës mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar.

Gjumi

Për funksionim të mirë të sistemit imunitar, është vendimtare edhe rutina e rregullt e gjumit. Gjatë gjumit, sistemi imunitar prodhon citokine. Ato janë proteina esenciale dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe inflamacioneve.

Mangësia e gjumit zvogëlon prodhimin e kësaj proteine esenciale. Gjumi ideal do të zgjaste prej shtatë deri në dhjetë orë.

Stresi

Stresi ul forcën e trupit për të luftuar kundër patogjeneve. Hormoni i stresit ul numrin e qelizave të bardha të gjakut (qelizat imunitare).

Meditimi

Relaksi dhe meditimi ulin nivelin e stresit dhe rrisin imunitetin. Pasiviteti rrit mundësinë e prekjes nga një sëmundje e zemrës ose diabeti. Prandaj, sa më shumë aktivitet fizik (së paku tri herë në javë), aq më i fortë do të jetë sistemi imunitar.

Ushqimi

Sistemi imunitar i trupit varet nga ushqimi që konsumoni. Trashësia, zakonisht vjen së bashku me shumë probleme shëndetësore. Ushqimet e pashëndetshme, trupi i sheh si infeksion, kështu që është më i mirë konsumimi i pemëve dhe perimeve.

Agrumet janë të mira, pasi përmbajnë vitaminë C, po ashtu edhe bimët e gjelbra përmbajnë fibra dhe antioksidantë, është mirë të rrini sa më larg sheqerit.

Dehidratimi

Dehidratimi ka rol shkatërrues në sistemin imunitar, ai shkakton dhimbje koke dhe privon trupin nga funksionet e tij normale, pini sa më shumë ujë për sistem më të mirë imunitar.

Pijet detoksikuese ndihmojnë në hidratim dhe mund të rrisin funksionimin e sistemit imunitar.

Xhenxhefili, limoni dhe trangujt

Roli këtyre është i pazëvendësueshëm. Personat të cilët konsumojnë alkool janë më të rrezikuar nga infektimet.

Përveç kësaj, alkooli dehidraton trupin, ai vret qelizat e trupit. Është më mirë të largohet plotësisht përdorimi i alkoolit ose të paktën të zvogëlohet konsumimi.

Duhanpirësit

Duhanpirësit janë në rrezik më të madh të sëmundjeve autoimune. Duhani gjatë shtatzënisë dëmton fetusin, rrezikon zhvillimin e imunitetit dhe ul nivelin e molekulave anti-inflamatore në trup. Mospirja e duhanit do t’ju ndihmojë shumë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments