Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e muajit tetor.
Suedia e pret në shtëpi Kosovën më 9 tetor në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Federat e Futbollit të Suedisë ka njoftuar se sot ka nisur shitja e biletave për këtë përballje dhe ka pasur shitje rekorde.
Për vetëm tre orë janë shituar pothuajse gjysma e biletave, 21 mijë e 834 sosh.
Ndeshjen e parë të luajtur në “Fadil Vokrri” e pati fituar Suedia me rezultat 0-3.
Kosova do të udhëtojë në Suedi me qëllim që të marr rezultat pozitiv.