Saturday, October 19, 2024
HomeSport“Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomena, por PSG më e dobët me...

“Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomena, por PSG më e dobët me ta”

Debutimi zhgënjyes i treshes së mrekullive Messi-Neymar-Mbappe është pasuar nga shumë polemika dhe kritika.

Ish-fituesi i “Topit të Artë”, Michael Owen, ka qenë i drejtpërdrejtë për paraqitjen e treshes në fjalë.

“Messi, Neymar dhe Mbappe janë fenomen, por unë them se PSG-ja është më e dobët me këta të tre”, ka thënë ish-sulmuesi për BT Sport.

“Nuk e kuptoj pse të gjithë thonë se PSG-ja është favorite për Ligën e Kampionëve. Unë besoj se skuadrat angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United) janë shumë më lart. Lojtarët që do të mund të bëjnë diferencën për PSG-në në Ligën e Kampionëve janë Donnarumma me Sergio Ramosin dhe jo Messi”, ka shtuar topi i artë i vitit 2001.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments