Prishtina është nikoqir i Gjilanit, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
“Bardhëkaltërit” synojnë këndelljen, ngase këtë edicion e kanë nisur në formën më të keqe të mundshme.
Transferimi më i fundit, Besart Berisha nuk është pjesë e skuadrës, por pritet t’i bashkohet në takimet e radhës.
Ndërkohë, Gjilani gjithashtu do fitore, ngase këtë edicion synon titull.
Formacionet zyrtare të zgjedhura nga Zekerija Ramadani, respektivisht Ismet Munishi:
Prishtina: Halimi.; Mici, Krasniqi, Vangjeli, Boshnjaku, Avdyli, Shabani, Hoti, Krasniqi, Kryeziu.
Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Hajdari, Dabiqaj, Sorsa, Krasniqi, Useini, Musolli, Prekazi, Hoxha
Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 16:00.