Saturday, October 19, 2024
HomeSportTrepça inkuadrohet në Superligën e Femrave

Trepça inkuadrohet në Superligën e Femrave

KB Trepça do të garojë në edicionin e ri në Superligën e Femrave.

 

Skuadra mitrovicase ka aplikuar pas Konkursit për Wild Card nga Federata e Basketbollit e Kosovës për plotësimin e vendit të gjashtë për Superligën e Femrave, pas tërheqjes nga KB Vushtrria.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Trepça të garojë në Superligën e Femrave, pas plotësimit të kërkesave të shpallura në Konkurs.

Trepça edicionin e kaluar ishte renditur e gjashta në Superligën e Femrave, duke rënë në një kategori më poshtë, megjithatë, pas tërheqjes së Vushtrrisë, do të garojë në elitën e femrave.

Superliga e Femrave do të fillojë më 9/10 Tetor 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments