Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova779 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 49 në...

779 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 49 në gjendje të rëndë

ShSKUK ka bërë të ditur se në spitalet e Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 779 pacientë të infektuar me COVID-19.

 

Në njoftim thuhet se prej 779 pacientëve, 695 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 49 prej tyre në gjendje të rëndë.

Megjithatë, sipas ShSKUK-së është shënuar ulje e numrit të spitalizuarve me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Shënon ulje të sërishme numri i të spitalizuarve me COVID-19

Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitare të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

659 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 132 pacientë

Spitali i Gjilanit, 65 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë

Spitali i Ferizajt, 51 pacientë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments