Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet e 17 tetorit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të situatës epidemiologjike në vend.
Postimi i plotë:
Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.
Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.
Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.
Na priftë e mbara!.