Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaProkurori në rastin e Salih Mustafës: Të torturuarit u liruan kur mori...

Prokurori në rastin e Salih Mustafës: Të torturuarit u liruan kur mori hov ofansiva serbe

Prokurori i rastit në çështjen kundër Salih Mustafës në Speciale, Cezary Mihailzcuk, ka përshkruar pretendimet e tij për krimet e kryera nga i akuzuari në këtë çështje.

 

Duke përshkruar pretendimet për torturat, prokurori thotë se të burgosurve nuk u është dhënë as ushqim e as ujë i mjaftueshëm.

Sipas prokurorit, viktimat do të dëshmojnë se si janë torturuar të ndaluarit, teksa britmat e tyre janë dëgjuar edhe nga të tjerët.

“Atyre nuk u është thënë asnjë gjë. Atyre u është dhënë ushqim dhe ujë jo i mjaftueshëm. Atyre s’u është dhënë asnjë kujdes mjekësor për plagët që ua shkaktoi i akuzuari. Viktimat do të tregojnë për marrjet në pyetje dhe rrahjet. Ju do të mësoni prej tyre se çfarë pyetjesh u janë bërë viktimat. Ju do të dëgjoni për sjelljet që shkojnë deri në nivelin e torturës. Do të dëgjoni për rolin e të akuzuarit në disa marrje në pyetje dhe rrahje ku ai mori pjesë. Viktimat do të dëshmojnë se ata mund të dëgjonin kur të tjerët rriheshin, teksa disa vazhdojnë të kenë”, ka thënë prokurori.

Ai thotë se të burgosurit, përveç dy personave, u liruan kur ofensiva serbe mori hov.

Të njëjtit, sipas prokurorisë nuk u gjetën më kurrë të gjallë.

“Një viktimë u veçua për abuzim të egër, dhe ka pësuar lëndime të rënda. Kur u ata u liruan nga Zllashi për shkak të avancimit të ofensivës serbe, ky u burgosur dhe një tjetër nuk u lejuan të largoheshin dhe nuk u panë më të gjallë. Pas një kërkimi inteniv, trupi i viktimës së keqtrajtuar u gjet pak kohë më vonë. I akuzuari menaxhonte kompleksin dhe kishte kompetenca të plota mbi pjesëtarët e “BIA-s”. Ai kishte komptenenca të ndalonte keqtrajtimet, mirëpo nuk e bëri asnjë nga to. Ai flinte në të njëjtën shtëpi ku ishin edhe të burgosurit. Klithmat e torturës në katin e dytë ku ishte i akuzuari, ishin aq të forta sa që mund të dëgjoheshin edhe poshtë”, ka thënë prokurori i rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments