Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e ish-veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16-vjeçares Vesa Bajrami, e cila vuante nga një sëmundje.
Jashari ka thënë se qyteti i Skenderajt është zgjuar nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të dy qytetarëve të mrekullueshëm.
“Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne. Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë”, ka shkruar Jashari, transmeton lajmi.net.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjeve Bajrami dhe Koca për këtë humbje të madhe.
Postimi i plotë: