Wednesday, December 18, 2024
HomeLajmeKthehet Liburn Aliu nga Beogradi, mban konferencë për media

Kthehet Liburn Aliu nga Beogradi, mban konferencë për media

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu pas kthimit nga Beogradi do të mbaj një konferencë së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut.

Konferenca do të filloj nga ora 9-30 ndërsa do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari.

Ndryshe, dje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur përplasje për pjesëmarrjen e Ministrit të Infrastrukturës, Librun Aliu, në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Beograd të Serbisë.

Pal Lekaj nga AAK iu drejtua ministrit Aliu se ata e nënshkruan marrëveshjen për linjë hekurudhore në Berlin, ndërsa ky i fundit në Beograd.

I shpejtë ishte reagimi i VV-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka tha se Lekaj në Berlin nënshkroi vetëm projekte që lidhin Kosovën me Beogradin, edhe me hekurudhë edhe me autostradë, ndërsa Liburn Aliu në mes të Beogradit paraqiti projektin për hekurudhë që lidh Kosovën me Shqipërinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Shpallje të pavlefshme

Shpallje të pavlefshme

Shpallje të pavlefshme

Recent Comments