Ahmeti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se inati i kryeministrave, duke iu referuar kryeministrit Kurti dhe Ramës, po i dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë.
“Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria mga Kosova (covid). Më lehtë me dal në Serbi se Shqipëri”, shkroi i pari i Prishtinës.
Postimi i plotë:
Edhe pse kemi të drejtë, ndoshta nuk duhet të sillemi si grindavecë që prishin çdo nismë. Por, qasja e Z. Rama se duhet të mirëpresim dhe falenderojmë lejen e Serbisë për lëvizje është kompleks i inferioritetit. Inatet e kryemnistrave ndaj njëri tjetrit po na dëmtojnë. Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare.
Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria mga Kosova (covid). Më lehtë me dal në Serbi se Shqipëri.
Kthjelluni, jeni intelektualë e lider por jo të bëhemi për inat aleat me të tjerët para se të bëhemi me njeri tjetrin.