Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohet me kryesinë e Listës Serbe dhe kandidatët për kryetarë në zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës.
Takimi do të fillojë në orën 12:00 të mërkurën në ndërtesën e presidencës serbe, shkruan Radio Kontakt Plus.
Lista Serbe do të garojë në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë. Madje në një komunë, atë të Ranillugut, ajo do të jetë e vetmja parti e certifikuar.