Rregullatori britanik i vaksinave të martën mund ta pezullojë vaksinën e kompanisë AstraZeneca për Covid-19 për personat nën moshën 30-vjeçare për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjes së rrallë të gjakut te disa persona të vaksinuar.
Autoritetet britanike njoftuan të premten se kanë regjistruar 30 raste me mpiksje të gjakut nga 18.1 milionë persona që e kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Sidoqoftë, kjo përqindje është shumë e ulët – një në 600.000 persona ose 0.00017 për qind.
Megjithatë, ka shqetësime se përderisa përfitimet e personave më të moshuar që vaksinohen janë shumë më të mëdha sesa rreziqet, përdorimi i vaksinës së Oksfordit te ata që janë më të rinj është më i ndërlikuar.
Nëse vërtetohet ndalimi i përdorimit të kësaj vaksine për personat nën moshën 3-vjeëse vërtetohet ndalimi i përdorimit të kësaj vaksine për personat nën moshën 30-vjeçare nga rregullatori britanik, ky do të ishte kufizimi i parë në Britani dhe do ta ngadalësonte programin e vaksinimit.
Dy burime të larta thanë se përderisa të dhënat janë ende të paqarta, po shtohen argumentet që të rinjve t’u ofrohet një vaksinë tjetër.
Përdorimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca është kufizuar edhe në shtete tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë.
Me këtë vaksinë është furnizuar edhe Kosova. Në vendin tonë, grupet e para që po vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë dhe të moshuarit.