Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaLajçak viziton Kosovën për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve

Lajçak viziton Kosovën për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë për të diskutuar në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut dhe procesin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas raundit të ri të bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel në nivel të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Pas përfundimit të takimit trepalësh (Kosovë-Serbi-BE) më 8 shtator, Lajçak pati thënë se nuk ka përafrim të qëndrimeve nga ana e palëve.

“Pozicionet në një sërë çështjesh vazhdojnë të jenë të largëta. Na pret punë e madhe në të ardhmen”, pati thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillojnë takime në dy nivele, atë të grupeve negociatore të cilat i udhëheqin, zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe takimet në nivel të udhëheqësve të vendeve, përkatësisht kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011.

Ky proces thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments