Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaFillojnë dënimet për tubimet nga partitë politike, pësojnë PDK-ja e VV-ja

Fillojnë dënimet për tubimet nga partitë politike, pësojnë PDK-ja e VV-ja

Policia e Kosovës ka gjobitur me 2 mijë euro PDK-në për një tubim të organizuar në Skenderaj.

Besimi i kryetarit të PDK-së u thye nga një prej eksponentëve më të rëndësishëm në partinë e tij.

Kjo pasi Sami Lushtaku mblodhi disa banorë të fshatit Rezallë duke mos respektuar masat antiCovid.

Të paktën kështu po vlerësojnë nga Policia e Kosovës ku i shqiptuan gjobë prej 2 mijë euro këtij subjekti politikë.

Kësisoj partia më e madhe opozitare në vend u bë partia e parë që dënohet në kohë të parafushatës për zgjedhjet lokale.

Se Policia e Kosovës nuk do të kursejnë askënd që shkel masat antiCovid kanë thënë në një përgjigje për televizionin.

Nga zyra për media të këtij institucioni kanë treguar edhe gjobat e shqiptuara në përgjithësi për dy javë në Kosovë.

Krahas Policisë së Kosovës, një institucion tjetër që shqipton gjoba për shkelësit e masave anti-Covid është edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Nga ky agjencion janë zotuar se nuk do të ketë lëshime për asnjë shkelës të ligjit.

Por këtë ligj e ka shkelur deputetja e LVV-së, Drita Millaku e cila në kohë pandemie organizoi gazmend familjar me rastin e fejesës së djalit të saj.

Policia e dënoi me 200 euro, organizatorin e kësaj fejese, bashkëshortin e Millakut që është edhe zyrtar policor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments