Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Open Balkan do ta ketë fatin e njëjtë si shkëmbimi i territoreve”

“Open Balkan do ta ketë fatin e njëjtë si shkëmbimi i territoreve”

Opionisiti nga Shqipëria, Vehap Kolaj, ka thënë se vulën e refuzimit të lidhjes mes Open Balkan dhe Procesin të Berlinit ia ka dhënë Kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës së saj këtë të marte.

 

Ai tha se si në Kosovë por edhe në Shqipëri ka pasu një qëndrim kundër “Open Balkan” dhe me qartësimin e Merkel, ky qëndrim sipas Kolajt fitoi një besim më të gjerë teksa e konsideron si lajm të mirë që Merkel nuk e mbështeti dhe legjitimoi nismën “Open Balkan” si pjesë të Procesit të Berlinit.

Ndërsa, sa i përket komentit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se është teori konspirative qëndrimi i Kosovës karshi “Open Balkan, Kolaj tha se ishte përpjekje djallëzore e Ramës.

“Mendoj që kjo ishte një frazë e pabesë ndaj Kosovës dhe qëllimi i Kosovës ka qenë i qartë ku nuk ka pasur ndonjë dyshim që po thuret ndonjë kurth ndaj Kosovës por ajo e ka shprehur qëndrimin e saj ndaj Open Balkan si një zgjidhje rivale në Bashkimin Evropian prandaj edhe e refuzon”, është shprehur Kolaj.

Tutje, Kolaj komentoi edhe moslejimin e gazetarëve të Kosvoës që t’i bëjnë pyetje Ramës, duke thënë se kreu i shtetit shqiptar ka histori të ngjeshur me konfliktet me mediat.

“Edi Rama ka një histori të ngjeshur me konfliktet me mediat, ai në përgjithësi kritikët e tij i etikiton, i sulmon me sulme personale dhe nuk më duket çudi sepse ai nuk pranon pyetje kritike dhe gazetarët vendas që mund t’i bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë Ramës selektohet dhe përjashtohet dhe gazetarët e Kosovës u përjashtuan sot sikur shumë gazetarë në Shqipëri”, tha ai.

Kurse, jetëgjatësinë e “Open Balkan”, Kolaj nuk e sheh të gjatë dhe se sipas tij, kjo iniciativë do ta ketë fatin e njëjtë sikur iniciativa e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

“Një shtet kaq i madh si Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrim, për shkak të ndërrimit të qeverisë atje, sepse në lojë janë interesat e BE-se dhe Gjermanisë, dhe Open Balkan do të ketë fatin sikur iniciativat tjera ku janë përfshirë Rama e Vuçiq, përfshirë edhe atë të shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kolaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments