Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në Kosovë.
IHMK në një komunikatë për media ka bërë të ditur se do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.