Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaSyla: Merkel 16 vite mandat s’e vizitoi Kosovën – Me pas dashtë...

Syla: Merkel 16 vite mandat s’e vizitoi Kosovën – Me pas dashtë ajo, Sllovakia na kish njoftë moti

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka folur për vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë, ku u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti

 

Syla në një postim në Facebook, ka cilësuar se Merkel nuk është edhe aq miqësore me shqiptarët, aq sa këta të fundit e paraqesin.

Merkel “shyqyr që ke, shyqyr që shkove”, ka shkruar ai.

Me tutje ai ka thënë se gjatë mandatit të saj në 16 vite, ajo nuk e ka vizituar asnjëherë Kosovën, e madje sipas tij, as kur ka qenë fjala për ndihmë.

Madje gazetari Valon Syla ka kujtuar thënien e themeluesit Gjermanisë moderne Bismarku: “Shqipëria nuk ekziston, është toponim gjeografik”.

Postimi i plotë: 

Të kish dashtë Merkelli, Sllovakia si vasal i ekonomisë gjermane, e sidomos VolksWagenit na kish njoftë moti… por Gjermanët kurrë nuk e bënë këtë presion. Tash, si kosovarë kemi pas fat me Merkellin, se gjermanët që do ta trashigojnë politikisht do të jenë edhe fatkeqësi ma e madhe për shqiptarë. Këtë pe shkruaj, që me mbet argument për të ardhmen. Kaq.
Z. Merkell, shyqyr që ke, shyqyr që shkove.
16 vjet mandat, kurrë vizitë Kosovës si boni qysh duhet, bile për ndihmë. Kjo i tregon prioritetet e politikës së jashtme gjermane, që rrjedh nga themeluesi i Gjermanisë moderne Bismarku, që ka thënë se Shqipëria nuk ekziston, është toponim gjeografik. Të fala.
Shihemi në mandatet e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments