Fusha sportive e lagjes së Bregut të Diellit në Prishtinë sot mori një pamje krejtësisht tjetër.
Fusha e kësaj lagje u mbulua me një punim artistik që mban fanellën e legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrrit,
Ishte djali i tij, Gramoz Vokrri i cili ishte i ftuar nga drejtoria e sportit në Prishtinë me rastin e përfundimit të këtij projekti.
“Isha i mahnitur me këtë punim artistik të fushës, i cili e nderon figurën e Fadil Vokrrit. Me shpresën që projekte të tilla të frymezojnë gjeneratat e reja në drejtim të sportit në përgjithësi”, shkroi ai.