Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaEmmerson: Prokuroria të kërkojë falje, arrestoi e paraburgosi njerëz duke qenë me...

Emmerson: Prokuroria të kërkojë falje, arrestoi e paraburgosi njerëz duke qenë me vite larg gati për gjykim

Po vazhdon seanca në Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës.

 

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka shpërthyer sërish ndaj Prokurorisë së Specializuar, duke thënë se kjo e fundit ka arrestuar njerëz, duke qenë me vite larg gatishmërisë për t’ia nisur gjykimit.

Sipas tij, është e pakuptueshme se si Prokuroria përdor si justifikim pandeminë.

“ Ata kanë arrestuar dhe futur në paraburgim njerëzit kur ishin vite larg për të qenë gati për paraburgim. Është e jashtëzakonshme që prokuroria përdor si justifikim pandeminë. Ju dhatë premtim që do të ishit gati për gjykim. Unë sërish kërkoj nga ju që Prokuroria të kërkojë falje për këtë”, ka thënë ai.

Ndaj kësaj parashtrese të avokatit të Veselit, prokuroria nuk e tha asnjë fjalë.

“Nuk kam diçka për të shtuar për këtë”, tha përfaqësuesja e Prokurorisë së Specializuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments