Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaKurti pas takimit me Merkel: E theksova se Kosova nuk mund të...

Kurti pas takimit me Merkel: E theksova se Kosova nuk mund të kthehet në vitin 2008

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave lidhur me takimin që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 

Pas kësaj, Kurti deklaroi se bashkë me Merkel kanë diskutuar për zhvillimet në vendet e rajonit, e posaçërisht për Kosovën.

“Fondet e Bashkimit Evropian për 6 vendet e Ballkanit duhet të paraprinë me vlerat e BE-së.
Ndërkaq për vendet tona theksova se janë katër elemente të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë në rrugëtimin evropiane
Sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura e vepron kundër autokratëve, ballafaqimi me të kaluarën e që nuk lejon në liri të ketë kriminel të luftës aq më pak në pushtet dhe e katërta reciprociteti, simetria dhe balanci i të drejtave të pakicave kombëtare në kundërshti me hegjemoninë nacionaliste.Sundimi i ligjit, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe reciprociteti janë katër elemente tejet të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë drejt Bashkimit Evropian.Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, nga pikëpamja jonë janë dy shtete të cilat zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve me njëra-tjetrën, pra çfarë marrëdhënie do të kemi në ta ardhmen por statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm.E theksova se Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 dhe mos të harrojmë se katër vitet e para nga 2008-2012 pavarësia jonë nuk ishte e plotë meqë ishte e mbikëqyrur dhe janë faktorët perëndimor që tërhoqën mbikëqyrjen pasi thanë se është në rregull që Kosova të vazhdojë të jetë e pavarur”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Tutje Kurti tha se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas zgjedhjes së presidentes me 4 prill në Kosovë kemi stabilitet profesional.

“Tre kandidatët tanë të listës fituese sot drejtojnë institucionet dhe këso stabiliteti institucional Kosova nuk ka pasur prej se e ka shpallur pavarësinë dhe ky stabilitet po përkthehet edhe në efekte pozitive ekonomike.Kësisoj në 7 muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar në Kosovë janë rritur eksportet për 63%, qarkullimi ekonomik për 30% dhe të hyrat buxhetore për 28%. Në bazë të rishikimit të buxhetit të mes vitit parashikojmë rritje ekonomike për 2021 për sa paku prej 7.9% të bruto produktit vendor.Jemi për marrëdhënie të mira rajonale e fqinjësore, por nuk mund të kompensojmë as me shtetësi, as me territor Serbinë për humbjet si shtet që asaj ia ka shkaktuar regjimi i Millosheviqit dhe duke ritheksuar se krimet e kryera gjatë luftës janë një gjë që s’do ti harrojmë kurrë e s’do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi për to.Duke e pasur parasysh se para tri javësh, më 25 gusht presidenti serb e mohoj masakrën e Reçakut që u krye nga forcat serbe, mos njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mos pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë nuk janë dy krime të ndryshme.Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për mbarëvajtjen e dialogut në Bruksel, ku ndërmjetësues është Lajçak i cili vie nesër në Kosovë.Pra ka një proces në Bruksel, ku ka edhe mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës si qytetarë të Republikës unë jam mëse i gatshëm ti dëgjojë dhe të përgjigjem, por ankesave të Serbisë për humbjet që ajo i ka pësuar si shtet i padrejtë që e ka pasur Kosovën të okupuar në ’99 unë si kompensojë dot”, shtoi ai.

Tutje Kurti është pyeture dhe për deklarimin e kryeministrin të Shqipërisë, Edi Rama se ku tha se është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon “Open Balkan”, por bën teori konspiracioni.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala këtu. Unë nuk e di se për çfarë teorie bëhet fjalë unë po ua tregoj qëndrimin tim që poashtu e thash edhe aty e ky është që procesi i Berlinit është i nevojshëm, por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe s’ka nevojë për variante të tjera.Ballkani nuk është tri shtete, por as gjashtë e është 12 shtete. Edhe në takim e theksova se çfarëdo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mosnjohjen e Kosovës i kushton Kosovës dhe nuk ka vend për një mirëkuptim të tillë.Ne do të kemi takim në mes dy qeverive edhe me Shqipërinë e vetmja arsye pse e kemi me Maqedoninë e Veriut së pari është se në Shqipëri ende nuk është formuar Qeveria. Ne kemi pa numër gjëra që na afrojnë e bashkojnë, por natyrisht pyetjet bëhen për një të vetmen që na ndajnë”,tha ai.

Kurti ka falënderuar kancelaren Merkel për rolin e saj përgjatë gjithë kohës që është marrë me të gjitha, duke shtuar se Gjermania është motor ekonomik për BE-në por edhe vendi ku shqiptarët e Kosovës e kanë mërgatën më të madhe.

“Qeveria e Kosovës është një shtet sovran dhe ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht dhe natyrisht që çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet është në përputhej me interesat tona. Ne nuk e shprehim interes të Kosovës që me një Serbi që nuk ta njeh pavarësinë të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty. Për raporte normale në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia dhe trysnia duhet të jetë mbi Serbinë dhe bëjnë gabim ata që mendojnë të bëjnë trysni mbi Kosovën. Është Serbia që mohon krimet dhe nuk njeh pavarësinë e Kosovës. S’ka asgjë të mirë nga kompromiset, ata që bënë kompromise më herët çfarë fituan, asgjë? Pra ndoshta kjo është edhe arsyeja pse neve na votuan, që të mos bëjmë kompromise. Serbia duhet të ndryshojnë, e jo të ndryshojë Kosova. Duhet të ndryshohet Serbia në krye të së cilës president është informatori i Serbisë në kohën e Millosheviqit. Pse duhet të ndryshohet Kosova që drejtohet nga unë si i burgosur politik, nga presidentja Osmani e nga kryeparlamentari Konjufca? Është detyrë e çdo shqiptari të tregojë se ku duhet të jetë trysnia, pra jo ndaj Kosovës por ndaj Serbisë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments