Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e shtetit, kanë bërë arrestimin e katër personave të dyshuar në Podujevë.
“Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet se të njëjtit duke vepruar në bashkëkryerje kanë falsifikuar dokumente zyrtare dhe përmes këtyre dokumenteve të falsifikuara në bashkëkryerje me të dyshuarin person zyrtar (noter), dyshohet se kanë tjetërsuar një parcelë”, njofton policia.
Ndaj personave të dyshuar nga prokurori i PTH- Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim prej (48) orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe në bashkëkryerje veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
“Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin e sajë, në parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.