Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaVjosa Osmani ngushëllon familjen e diplomatit dhe ish-myftiut Rexhep Boja

Vjosa Osmani ngushëllon familjen e diplomatit dhe ish-myftiut Rexhep Boja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa e ka ngushëlluar familjen Boja, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, profesorit dhe ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.

Në telegramin e presidencës thuhet:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të dr. Rexhep Bojës, myftiut shumëvjeçar të BIK-ut. Ndarja nga jeta e z. Boja është humbje e madhe për familjen, miqtë, besimtarët islamë dhe mbarë popullin e Kosovës. Ne do ta kujtojmë përherë z. Boja si njeri të urtë, i cili, duke qenë në krye të Bashkësisë Islame në vitet më të vështira nëpër të cilat po kalonte Kosova, gjatë viteve ’90, ndikoi që solidariteti, besimi dhe paqja ndërmjet qytetarëve të Kosovës të kultivoheshin e të thelloheshin më tej”.

Tutje Osmani tha se Boja la gjurmë edhe në përfaqësimin e Republikës së Kosovës duke shërbyer si ambasador.

“Po kështu, ai la gjurmë edhe në përfaqësimin e  Republikës së Kosovës, duke shërbyer, përveç tjerash, edhe si ambasador fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite. La një kontribut të çmuar edhe në sferën akademike. I përjetshëm qoftë kujtimi për dr. Rexhep Bojën”, thuhet në telegramin e Osmanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments