Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaEdhe Greqia e miraton dozën e tretë, ja kujt do t’i ofrohet

Edhe Greqia e miraton dozën e tretë, ja kujt do t’i ofrohet

Greqia do ta bëjë të qasshme dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 për personat e ndjeshëm nga e marta, thanë ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shpresuar se do të parandalohet rritja e numrit të rasteve me variantin Delta.

Autoritetet pritet që të bëjnë terminë për vaksinim për dozën e tretë nga e marta për personat me sistem imunitar të dobësuar dhe për njerëzit mbi moshën 60-vjeçare.

“Ajo (doza e tretë) mund të jepet 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë. Për personat me imunitet të dobësuar mund të jepet 4 javë pas dozës së dytë”, tha Maria Theodoridou, kryetare e Komisionit Kombëtar të Vaksinimit.

Të hënën, Greqia raportoi 1.608 raste të reja me Covid-19 dhe 51 të vdekur, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të prekurve në mbi 616.000. 14.223 viktima janë regjistruar nga fillimi i pandemisë.

Me popullsi prej rreth 11 milionëve, Greqia deri më tani ka vaksinuar mbi 11.8 milionë njerëz me dozën e parë, ndërsa 56 për qind e popullsisë i ka marrë të dyja dozat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments