Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKaq fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit

Kaq fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet komunale  

KQZ ka njoftuar se ky vendim mbështetet në listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit është: 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

KQZ ka bërë të ditur se për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave do të shtypen 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen po ashtu 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime. Pra, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të shtypen për dy llojet e zgjedhjeve të 17 tetorit është: 3 milion e 397 mijë e 200 fletëvotime.

Sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Në zgjedhjet e fundit, ato parlamentare që u mbajtën në muajin shkurt, KQZ-ja kishte shtypur rreth 178 mijë fletëvotime më pak se numri i votuesve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments