Sunday, November 17, 2024
HomeBotaVuçiq: Kam mësuar shumë nga kancelarja Merkel

Vuçiq: Kam mësuar shumë nga kancelarja Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ka mësuar shumë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe se është krenar për vizitën e saj në Serbi.

Ai theksoi se Merkel si udhëheqëse e madhe dhe Gjermania si një fuqi e madhe, tregoi respekt të madh për Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar vizitën e Angela Merkel, Vuçiq deklaroi se ai kishte emocione të veçanta për këtë çështje dhe se Merkel incizoi Procesin e Berlinit, që ishte një qasje më ndryshe dhe pragmatike në rajon.

Vuçiq gjithashtu theksoi se Gjermani është partneri më i madh tregtar i jashtëm i Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments