Natyra Kuçi e PSD-së, ka reaguar sërish rreth vendimit të Qeverisë që mbylli shkollat dhe çerdhet.
Ajo ka publikuar një foto të Agim Bahtirit në fushatë zgjedhore, si dhe lajmin që Policia e Kosovës ka gjobitur restorantin ku deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku kishte organizuar dasmë për të birin.
“Mbyllen çerdhet e shkollat dhe vazhdojnë tubimet elektorale, deputetja e pushtetit mban darsëm, e në fund opozitës dëshirojnë t’ja lëjnë faturën e pandemisë. Papërgjegjësia e pushtetit po kushton me jetë. Indiferenca e pushtetit ndaj grave është bërë barrë për to. E këtu faj ka Kurti së bashku me degën e Vetëvendosjes në Presidencë”, ka shkruar ajo.