Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPresidentja Osmani pas Gjermanisë udhëton për në ShBA

Presidentja Osmani pas Gjermanisë udhëton për në ShBA

Presidentja Vjosa Osmani pas Gjermanisë do të udhëtojë për në ShBA ku do të marr pjesë në mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një shkrimi në Twitter.

Java e presidentes Vjosa Osmani nisi me pritjen e një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe, është duke vazhduar me një vizitë zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë do të udhëtojë për në Nju Jork për mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kosova është duke i rivitalizon marrëdhëniet e saj me aleatët”, ka shkruar Vela.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments