Monday, November 25, 2024
HomeBotaNis “java e vaksinimit” në Gjermani

Nis “java e vaksinimit” në Gjermani

Gjermania ka nisur një fushatë kombëtare të vaksinimit. Por përveç vendeve të zakonshme ku ofrohen vaksina, çdokush mund të marrë injeksionin pa takim dhe pa pagesë ku ata dëshirojnë, si në biblioteka, qendra tregtare dhe xhami.

Ministri Helge Braun deklaroi se këto qendra do të mbeten të hapura gjatë javëve të ardhshme. “Koha e fushatës së re ka për qëllim të shmangë një valë më të madhe të infeksioneve në dimër”, u shpreh ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë rast.

“Nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë për të marrë një vaksinë ” tha Merkel në një video. Rreth 4 milionë persona në Gjermani janë prekur nga COVID-19 dhe më shumë se 90,000 persona kanë humbur jetën .

Aktualisht, rreth 62 përqind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit ndërsa 66% kanë marrë të paktën një dozë. Pjesa më e madhe e shtruarve në spitale gjenden në mesin e të pavaksinuarve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments