Deputetja e AAK-së. Albana Bytyqi ka reaguar për diskutimet rreth mundësisë së shtyerjes së zgjedhjeve lokale.
Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për ashpër ndaj kryeministrit Kurti duke thënë se edhe dikush që ka qëllime negative nuk do ta menaxhonte kaq keq pandeimë.
Ajo shtoi se Kurti pa asnjë pikë nderi e morali po kërkon të shtyhen zgjedhjet vetëm për të shpëtuar një grusht vota.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
“Ditën të qan, natën të vran”, është një thënje e vjetër!
Kryeministri Albin Kurti, aq keq menaxhoi me pandeminë sa edhe me pas qëllime negative s’do të ishte më keq. Përgjegjësinë direkte të veten, për të cilën do të duhej të ishte duke dhënë llogari publike, politike dhe kushtetuese, e shfrytëzon për pak më shumë vota.
Pa asnjë pikë nderi e morali kërkon sot me i shty zgjedhjet!
Degradim total!
A e ke të qart çfarë mësimi të keq po ia jep Kosovës, rinisë, fëmijëve tanë!
E çuditshme sa shpejt të gjykon populli! U bë Kurti me kërku shtyrje të zgjedhjeve për me shpëtu naj grusht vota!