Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në këtë vend gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas kësaj ministrie në 24 orë janë kryer 3 mijë e 499 testime, nga të cilat 410 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.