Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës Emilia Rexhepi nga radhët e komunitetit boshnjak ka deklaruar se kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për në pranverë.
Ajo këto komente i bëri pas takimit të partive politike me presidenten Vjosa Osmani, ku është diskutuar mbi rekomandimin e IKSHPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve të 17 tetorit për shkak të gjendjes së rënduar me pandeminë koronavirus.
“Kemi pasur qëndrime të ndryshme, disa parti politike janë për zgjedhje, disa nuk janë. Ne jemi për të mos pasur zgjedhje, të respektohet kërkesa e mjekëve, ajo çka ata kanë propozuar. Ne jemi për të shtyrë zgjedhjet për pranverë”, tha Rexhepi teksa ka mohuar se ky qëndrim është në vijë me qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti.