Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Më 2019 dolëm fitues, në 2021 kaluam mbi 50%, por zgjedhjet...

Kurti: Më 2019 dolëm fitues, në 2021 kaluam mbi 50%, por zgjedhjet nacionale nuk janë si ato lokale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte i pranishëm në takimin e presidentes me liderët e partive politike në vend.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka paraqitur propozimin e tij që të shtyhen zgjedhjet lokale të parapara të zhvillohen më 17 tetor.

Kurti pas takimit u deklarua para mediave ku tha se sipas tij shtyrja e zgjedhjeve më së shumti dëm i bën VV-së.

“Nga të gjitha subjektet politike që morën pjesë u paraqitën qëndrime të veçanta unë si kryetar i VV-së qëndrimin tonë që është për respektimin e vlerësimit të ISHPK-së. I nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej natyrisht në mesin e tyre edhe drejtori Naser Ramadani që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve i kushton më së shumti subjektit tonë. Nga 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale, në 2019 kemi dal të parët, në 2021 kemi kaluar 50% por duke pas parasysh se kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet e të mos kemi një valë të re për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor në jemi për shtyrje të zgjedhjeve.Ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, cilido vendim që merret do të respektojmë atë. Por jemi të brengosur meqenëse nuk krahasohen zgjedhjet lokale me ato nacionale dhe nuk votohet vetëm një herë, por do të kemi edhe balotazh duke pas parasysh këto elemente dhe gjendjen shëndetësore në vend është më e drejtë dhe më e duhur dhe më e mençur të respektohet me konsensus vlerësimi i profesionistëve të IKSHP-së, por duket se ky nuk do të jetë rasti”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments