Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaTolaj: Situata epidemiologjike është nën kontroll, zgjedhjet mund të mbahen

Tolaj: Situata epidemiologjike është nën kontroll, zgjedhjet mund të mbahen

Infektologu i njohur kosovar, Ilir Tolaj, është shprehur sot se situata epidemiologjike me Covid 19 është nën kontroll dhe zgjedhjet lokale mund të mbahen duke i respektuar masat parandaluese të pandemisë të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Kështu deklaroi Tolaj sot në Lajmet e orës 15 në televizionin publik. “Nuk ka nevojë kurrsesi që të shtyhen zgjedhjet, nëse të gjitha partitë politike pajtohen që fushata të shkurtohet dhe të mbahet në mënyrë virtuale, pa tubime të mëdha. Nuk ka pse të shtyhen zgjedhjet, po flas si profesionist shëndetësor.”, tha Tolaj.

Ai kritikoi kreun e IKSHPK-së për dhënien e vlerësimeve të ndikuara politikisht, për shkak të interesave të tij personale.

“IKSHPK në fakt është institucioni që do të duhej ta kishte rolin vendimtar në menaxhimin e pandemisë, por ky institucion që nga fillimi i pandemisë deri tash ka qenë në shërbim të politikës.” , tha ai.

Tolaj theksoi se që nga fillimi i pandemisë asnjë qeveri nuk ka bërë diçka të jashtëzakonshme në menaxhimin e saj dhe se masat e caktuara gjithmonë janë marrë me vonesë e jo në kohën e duhur kur do të ishin efikase.

“Kemi një lakore të rënies të numrit të rasteve të reja dhe nuk kemi nevojë për këtë ashpërsim të masave. Kishte me qenë e arsyeshme sikur këto masa të merreshin që në fillim kur numri i rasteve ka qenë 1500, e jo tani kur numri po bie me 400 ose 200 raste të reja në ditë.”, tha Tolaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments